Sigal

Dr. Qemal Lame

Vendimet e Qeverive të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, në Pejë, më 26 nëntor 2018, kanë vlerë historike për vetë specifikën e dy shteteve që kanë qeverisje të ndryshme por me kombësi të njejtë.Vendimet e dy Qeverive mbështeten gjerësisht nga kombi shqiptar. Këtë arritje politike është e domosdoshme ta mbështesim me të gjitha mundësitë, për zhvillimin aktual dhe perspektiv, si dhe për vetë përmabjtjen e përmushjes së vullnetit mbarëkombëtar të bashkimit ekonomik dhe politik të shqiptarëve. Dy Qeveritë hedhën bazat e përbashkëta të zhvillimit ekonomik.

Së pari, bazuar në ligjet, veprimtarinë dhe përvojën pozitive të Bashkimit Evropian, sipas të cilave është reformuar shteti, ekonomia e shoqëria në Shqipëri dhe në Kosovë, normohen me rregulla ligjore lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave. Për këto arësye, hiqen barrierat kontrolleve dhe taksave doganore. Në pikat kufitare do të vlejnë dokumentet e njërës palë me pasoja juridike dhe ekonomike të njëllojta për të dy shtetet. Dy herë shqiptarët kanë hequr kufirin që i ndan padrejtësisht, në vitin 1944 kur u çlirua Shqipëria nga nazifashistët, si dhe në vitin 1989, kur u çlirua Kosova nga pushtuesit serbë. Por u detyruam të rivendosim kufirin në rrethana të caktuara politike, Në rastin e parë, kufiri u imponua nga Jugosllavia shoviniste që donte të zhdukte shqiptarët, ndërsa në të dytin, për të përmbushur kriteret që u kërkuan nga partnerët ndërkombëtare, në zbatim të detyrimeve të statusit ndërkombëtar të administrimit të Kosovës së posaçliruar, si dhe për të parandaluar përshkallëzimet e reagimeve agresive të Serbisë. Marrëveshja e arritur do të jetë e treta herë dhe përfundimtare që të mos diskutohet më rikthimi i kufirit midis shqiptarëve.

Së dyti, zgjidhen probleme konkrete që pengojnë e shqetësojnë të dy shtetet. U firmos protokolli për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë. Bashkëpunimi do të ketë edhe në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja, dhe marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare. U nënshkrua edhe kriteret ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të pronësisë industriale të Shqipërisë. Bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës garanton njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fitosanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Hiqen çmimet e shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike. Bashkëpunim do të ketë edhe në fushën e rinisë si dhe për nxitjen e biznesit dhe informimin e diasporës. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po ashtu kanë nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Projekti “Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025” është një dokument demografik, ekonomik, social dhe i sistemeve politike që do të hartohet me konsulencën ndërkombëtare. Kuptohet se do të punohet shumë për të arritur konsesusin e nevojshëm me partnerët strategjikë, si dhe me organizmat ndërkombëtare. Marrëveshjet e nënshkruara diktojnë hartimin e strategjive të përbashkëta:

Finacime dhe investime në teritorin shqiptar, në bashkëpunim me bisnesin, zhvillimin e programuar ne fushën e bujqësisë, industrisë se lehtë dhe ushqimore, asaj të rëndë, minerale dhe të turizmit. Zhvillimi aktual e perspektiv dhe mbrojtja e interesave kombëtare kërkon të hartohen politika qe pasuritë e mëdha mbitokësore dhe ato të nëntokës, prodhimi dhe fitimet sidomos nga nafta, qymyri, kromi, bakri, zimku, hekur nikeli, çeliku etj., të mbeten në radhë të parë tek Shqiptarët duke u respektuar e drejta e fitimit të ligjshëm e të kontrolluar të bisnesit të huaj në bazë të bilanceve të sakta, pa dy llogari për të vjedhur dhe depozituar fonde monetare zyrtarisht apo ilegalisht jashtë vendit.

Të mbrohet identieti, historia, kutura dhe trashëgimia e qytetërimit të lashtë me vazhdimësinë e pandërprerë pellazg-ilir-shqiptar. Bashkimi arsimor dhe kulturore me programe te përbashkëta arsimore që nuk është vetëm ne funksion te paqes sociale por edhe te rritjes ekonomike e të mirëqënies së popullit. Pasi të realizohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të krijoheshin mundësi për emërtimin e mëparshëm Dardania dhe heqjen e emërtimit sllav ‘Kosova Metohia’ të imponuar për zhdukjen e kombit shqiptar. Të njejtën politikë kanë zbatuar me genocid edhe ultranacionalistët shovinistët grekë me helenizimin artificial të asimilimit dhe ndryshimin e emërtimeve shqiptare të Çamërisë e të viseve të tjera të Ilirisë, të Gadishullit Ilirik.

Të unifikojmë politikën e jashtme. Të dy qeveritë të jenë të përfaqësuara bashkërisht, me një ambasadë e një ambasador. Qëllimi themelor te jetë mbrojtja e interesave te shqiptarëve dhe i sigurisë kombëtare.

Dhënia e shtetësisë shqiptare, çdo shqiptari kudo ku ai jeton dhe punon ne botë, duke filluar me Dardaninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Italinë, Turqinë, Egjiptin, Argjentinën etj.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të dëshmojnë e mbrojnë energjikisht e denjësisht pavarësinë, sovranitetin e mbrojtjen e integritetit teritorial të vendit. Kërkohet të veprohet e përfaqësohet me aftësi e guxim, të mënjanohen shfaqiet e inferioritetit, lëshimeve për interesa konjukturale që dëmtojnë strategjinë e forcimit të shtetit e ardhmërisë së kombit, qëndrimet që interpretohen si përulje ndaj presioneve, shantazheve, marrëdhënieve diferencuese të fqinjëve apo edhe të ndonjë partneri që imponohet në politikën konkrete ditore duke lënë përshtypjen e administratorëve të protektoratit. Marrëveshjet nuk duhet të përdoren si qëndrim patriotik për të fshehur gabimet, fajet, pasojat e qeverisjes në fushat ku ka mangësi dhe pakënaqësi nga populli, dështime ekonomike etj. Kundërpërgjigja efektive me taksën 10 për qind e më pas 100 për qind kundër Serbisë, njëkohësisht do duhej të veprohej edhe me masat paralele ndëshkuese ndaj korporatave serbo-ruse që veprojnë në Kosovë, si; ETC (Ekonomski Trgovinski Centar), ELKOS, Devolli Group, Mabeteks Group, etj. Në opinionin publik akuzohet hapur se drejtuesit e kompanive të sipërpërmendura në Kosovë, duke i cilësuar si mafio-oligarkët ekonomikë që ushqyen dhe vazhdojnë të ushqejnë mafio-politikanët në pushtet dhe opozitë. Në kohën kur mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Pejë, më pak se 10 km nga aty, ndodhet prezenca e “shtetit serb” në fshatin Gorozhdec me të gjitha elementet e shtetit të Serbisë. Kaloi një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviçit dhe u arrit nga KFOR arrestimi i katër të dyshuarve disa ditë para mbledhjes së dy qeverive. Funksionimi i 100 për qind i shtetit në Kosovë shtron domosdoshmërinë e zbatimit me rreptësi të Kushtetutës në të gjithë teritorin. Asiciacioni i Komunave Serbe është imponimi faktikisht i Republikës së Dytë Spska. Të mos lejohet më tej pushteti i dyfishtë i Kosovës dhe i Serbisë, sidomos në Mitrovicën e Veriut, pagesat e strukturave paralele që zbatojnë urdhërat e Qeverisë së Beogradit dhe nxisin tronditje të rënda, pasiguri e tensione politike e shoqërore.

Marrëveshjet vlerësohen të drejta edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Njëkohësisht shtrohen edhe kërkesa për heqjen e taksës 100 për qind, vazhdimin e dialogut me Serbinë. Kosova e Shqipëria shprehën përsëri interesimin për dialog e marrëveshje, pa bërë lëshime për pavarësinë, sovranitetin e integritetin teritorial.