Hajro Çini: Tepsinë e ka të gjithën një Psikopat i droguar

410
Sigal

Ashtu si sot që Shqipëria, falë ndërhyrjes së ambasadës soroiste në Tiranë me në krye një bandit si Don Lu, nuk ka Gjykate të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, pra nuk ka rend Kushtetues si dhe tepsinë e ka të gjithë një Psikopat i droguar, edhe drama siriane ka një shkak shumë më të hershëm se sa Al-Asadi. Në mars të vitit 1949, qeveria kombëtare e Sirisë u përmbys nga një grusht ushtarak shteti i udhëhequr nga gjenerali Hussni al-Zaimy, duke eliminuar kështu rendin demokratik me anë të një puçi ushtarak të sponsorizuar nga CIA amerikane e udhëhequr nga agjentet Miles Copeland and Stephen Meade. Kur Hysniu mori pushtetin Copeland i shkon në zyrë të flasë me “djalin tonë” si një sponsorizues që i dha pushtetin. Mirëpo Hysniu kishte ndryshuar brënda natës. – Une jam Shkëlqesia e Tij Hysni -Al Zaimi, President i Sirisë, kur të më drejtohesh mua – tha shkurt dhe prerë Hysniu. Që nga ajo kohë midis Sirisë dhe USA ka pasur marrëdhënie të ndera, dhe se Siria kaloi në prehrin rus. A e bëri qeveria amerikane këtë idiotsi, apo qeveria amerikane nuk është në gjëndje të kontrolloje faktorët e “shtetit paralel” në Washington unë këtë nuk e di dhe as kam kohë të hulumtoj. (as edhe interes). Se çfarë fitoi USA me këtë idiotsi, të rradhës askush nuk është në gjendje të gjejë ndonjë arsye, se ndoshta edhe nuk ka. Për paralelizëm, çfarë fitoi USA që shkatërroi rendin kushtetues në Shqipëri, që dukshëm ka popullin më proamerikan në Europë?!