Stratosferiku Fetel, pa rivalë edhe në Singapor

534
Sigal

Kampioni i Botës dominoi bindshëm në fitoren e shtatë sezonale. Tani, +60 pikë nga Alonso i Ferrarit

 Sebastian Fetel i Red Bullit e dominoi plotësisht Çmimin e Madh të Singaporit, në një garë kjo e zhvilluar nën ndriçimin e projektorëve, duke lënë pas Fernando Alonson e Ferratit dhe Kimi Raikonen të Lotusit, të cilët kompletuan edhe podiumi e garës së 13-të të Kampionatit Botëror në Formula 1 për këtë vit. Për Kampionin në fuqi të Botës, kjo ishte fitorja e shtatë në këtë sezon dhe hera e tretë rresht që fitonte në Singapor. Fetel fitoi edhe “pole position”, ndërkohë që realizoi edhe xhiron më të shpejtë në garë. Piloti gjerman tani ka një diferencë prej +60 pikësh nga Fernando Alonso i Ferrarit, që mban edhe vendin e dytë, kur ka mbyllja e sezonit kanë mbetur edhe gjashtë gara. Sebastian Fetel ka grumbulluar deri tani 247 pikë, ndërsa spanjolli Alonso, 187 pikë. Vendin e tretë e mban Ljuis Hemilton i Mercedesit me 151 pikë, me shanse tepër të pakta për të fituar titullin botëror. Nëse do ta fitojë Kampionatin Botëror, ky do të ishte titulli i katërt rresht për Sebastian Fetelin. Interesant është fakti se, Fetel ka fituar tri garat e fundit, duke pasur pas shpine Alonson. Piloti i Red Bullit ka fituar garat në Malajzi, Bahrein, Kanada, Gjermani, Belgjikë, Itali dhe Singapor. Në të vetmen garë që, nuk ka marrë pikë është ajo e Britanisë së Madhe, kur u tërhoq nga garimi për shkak të një problemi mekanik me makinën, edhe pse kryesonte. Edhe pse është ende shpejt, Sebastian Fetel ka shanse reale për të fituar kampionatin për pilotë, ashtu sikundër skuderia Red Bull atë për konstruktorë.

Përsa u përket renditjes së skuderive, Red Bull kryeson me 377 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 274, pra ka një diferencë prej më shumë se 100 pikë. Gara e ardhshme do të jetë në Korenë e Jugut, më 6 tetor.

RENDITJA

Sebastian Fetel 247

Fernando Alonso 187

Kimi Rakikonen 141

Vajzat e pistave u japin një atmosferë joshëse garave

 “Pit Babes”, bukuroshet e Formula 1

 Në Kampionatin Botëror të Formula 1 nuk ka vetëm një garë midis pilotëve dhe skuderive, por bukurinë sportit të makinave të shpejta ia japin dhe “pit babes”, vajzat bukoreshe që performojnë përpara sesa të nisë gara. Ato shoqërojnë pilotët dhe i japin një atmosferë joshës kompeticionit, kudo që ai zhvillohet: në Europë, Azi, Australi, Amerikën e Veriut apo atë të Jugut.