Zoti Beqaj, a do të keni forcë që të riktheni Spitalin Ushtarak?

482
Sigal

Ministri i ri i Shëndetësisë nuk premton që të nxjerrë Spitalin Amerikan nga Spitali Ushtarak

Ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, premtoi se, brenda 100 ditëve QSUT-ja do të çlirohet nga çdo lloj aktiviteti jo spitalor.  “Qeveria e re ka gatishmëri për të dhënë mbështetje bluzave të bardha për të ushtruar profesionin e tyre. QSUT-ja do të çlirohet nga çdo lloj aktiviteti jospitalor që e kanë pushtuar në territorin e saj. Jemi të gatshëm që këtë ta zgjidhim brenda 100 ditëve”, u shpreh Beqja në prezantimin e drejtoreshës së re të QSUT-së, “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu.

Një premtim gjysmak

Siç dihet ambientet  jo vetëm të QSUT-së, por të çdo spitali publik, në çdo qytet, tashmë janë zënë nga aktivitetet jospitalore private, që kryejnë shërbimin e tyre paralelisht me shërbimin shëndetësor publik. Madje, brenda hapësirave të këtyre spitaleve publikë, janë marrë me qira edhe mjedise të godinave të spitaleve nga subjekte privatë, të cilat konkurrojnë, në kushte më të favorizuara shërbimin shëndetësor publik. Ministri i ri, u zotua që brenda 100 ditëve do të lirojë këto hapësira të QSUT-së nga aktivitetet jospitalore, por, njëkohësisht, ministri Beqaj, harroi që të thoshte se ky premtim i tij shtrihet në të gjitha spitalet publike, edhe  në qytetet e tjera. Nuk e dimë, harroi, apo nuk ka ndërmend që  këtë premtim ta zbatojë edhe në spitale të tjera.

PS-ja ka premtuar që do rikthejë Spitalin Ushtarak

Qeveria e Berishës, në kuadrin e të ashtuquajturave, “reformë” në fushën e institucioneve të ministrisë së Mbrojtjes, shkatërroi tërësisht Spitalin Ushtarak, i cili ishte shëmbëlltyrë në  e spitaleve publike. Fillimisht, u dhanë me qira privatëve mjedise godinore të Spitalit Ushtarak, kaq ta paprecedentë, saqë Spitali Ushtarak mori me qira mjedise të tëra godinore të Spitalit Ushtarak. Kjo strategji u zbatua që Spitali Amerikan të shkatërronte tërësisht shërbimin shëndetësor në Spitalin Ushtarak, sikurse ndodhi praktikisht, muaj më vonë. Asokohe, PS-ja në opozitë kundërshtoi dhe premtoi se, nëse vjen në qeverisje, do të rikthejë Spitalin Ushtarak, ashtu siç ishte. Mirëpo, deri tani,  ministri i ri i Shëndetësisë, siç duket, e ka “harruar” atë premtim, ose, ndoshta është herët. Koha, mbase do të provojë, se ministri i ri Beqaj, nuk harroi, kur premtoi se do të ndjekë aktivitetet jospitalore private, jo vetëm nga QSUT-ja, por nga çdo spital tjetër publik, duke  çliruar  Spitalin Ushtarak, nga uzurpimi i Spitalit Amerikan.

Krimi sfidon premtimet e ministrit Tahiri, në mes të qytetit të Fushë-Krujës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, ku mbeti i plagosur 60-vjeçari, Nikoll Gjini, nga fshati Gramz i Krujës, i cili punonte në një dyqan të një kompanie celulare. Mësohet se autori i plagosjes, është shtetasi Emir Xhaja, 43 vjeç, me banim të përkohshëm në Nikel. Edhe pse ministri Tahiri është zotuar që policia e shtetit brenda një kohe shumë të shkurtër, do të sigurojë rendin dhe jetën e qytetarëve, duke ndëshkuar pa mëshirë krimin, krimi sfidon premtimet e bujshme të qeverisë së re. Njerëz kriminelë qarkullojnë lirshëm, në automjete, potenciale luftarakë, automatikë, bomba, mitraloza, fishekë, thua se qytetet e Shqipërisë janë ….Bagdad dhe Kabul. Policia e shtetit është e pazonja, që të ushtrojë kontrolle, ndërsa  kriminelët veprojnë të lirë, dhe vrasin edhe në mes të qytetit, duke shëtitur me makinat e tyre luksoze. Ministri Tahiri, kujton se me rokadën e disa shefave të policisë së shtetit, do të vendosë rend dhe siguri  për jetën e  qytetarëve.