Robert Ndrenika: “Festivali i 13-të i Filmit, në një vit të shënuar”

524
Sigal

Flet Presidenti i Nderit të Festivalit të 13 të filmit shqiptar, “Artisti i Popullit” Robert Ndrenika

Të nderuar Zotërinj Ministra! Të nderuar Shkëlqesi dhe punonjës të ambasadave të huaja në Tiranë! Të nderuar kineastë, aktorë,  aktore dhe ju dashamirës të skenës së ekranit. Kam nderin që të prezantoj Festivalin e 13-të të filmit shqiptar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë si President Nderi. Këto ishin fjalët e përshëndetjes së artistit të Madh Robert Ndrenika, drejtuar auditorit të mbledhur në kinema “Millenium” me rastin e çeljes së Festivalit të 13-rë rë filmit Shqiptar i cili hapi siparin më datë 3 nëntor me filmin artistik “Nëntori i dytë”.

Si u ndjetë kur ju propozuan titullin President Nderi i festivalit të 13-të?

E kam pranuar këtë titull honorifik me kënaqësi, jo vetëm sepse kam lidhur jetën time me skenën dhe ekranin por edhe sepse ky festival që po fillojmë është vazhdim i shumë festivaleve që janë bërë më parë, i shumë e shumë artistëve të skenës dhe të ekranit, disa prej të cilëve nuk jetojnë sot. Ky festival na kujton mbresat e paharrueshme nga regjisorët dhe aktorët tanë më të mirë, na hap rrugën për të vazhduar më tej me brezat e rinj. Kinematografia është një art i madh kolektiv ku secili luan rolin e tij qoftë si aktor, regjisor, kameraman apo montazhier.

Çfarë krijon bota e filmit?

Në film të gjithë janë të përkushtuar për krijimin e një bote të re të krijuar artistikisht që e bën spektatorin të ëndërrojë, të shpresojë, të entuziazmohet, të mësojë. Ky art është shumë masiv, dhe ka pushtuar gjithë mendjen dhe imagjinatën e njerëzve

Me dy fjalë çfarë përmbledh brenda një film kryesisht ai artistik?

Modeli jetës sonë, gëzimet, hallet emocionet, konfliktet personazhet, fisnikëria, tradhtia, pabesia, burrëria dhe triumfi i të mirës; ja çfarë është ky art i madh. Të gjithë e duan filmin, por janë të shumtë edhe ata që duan ta krijojnë atë. Ka ardhur koha qe ti kthejmë sytë më shumë, duhet ndihmuar më shumë, duhen ndihmuar artistët e kinemasë.

Dhe si mund të realizohet kjo?

Duhet të ndërtojmë rrugët tona shpirtërore. Ka ardhur koha që të diskutojmë rnë shumë për personalitetin, komunikimin, humanizmin, për zakonet tona t bukura.

Çfarë urimi do t’ju japësh pjesëmarrësve?

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe uroj që të vlerësohen akoma më shumë njerëzit e skenës dhe ekranit. I uroj suksese organizatorëve dhe të gjithë atyre që ndihmuan që të realizohet kjo ngjarje e rëndësishme për kinematografinë tonë në muajin e bukur të 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Ky Festival u hap me filmin “Nëntori i dytë” i përpunuar. Si do ta komentonit?

Filmi “Nëntori i dytë” është nja nga filmat në të bukur të Kinostudios tonë. Ky është mendimi im. Që nga regjisori, dy skenaristët, montazhierët, operatorët e zërit, grimi, prapavija të gjithë aktorët sikur i janë ngjitur atij filmi. Mbi të gjitha Sandër Prosi duket binjak i Ismail Qemalit. Ripunimi që i është bërë filmit e ka rritur shumë cilësinë. Ishte në nderin e këtij Festivali që siparin ta ngrinte me këtë film kaq domethënës?