Ilir Kadia: Ambasadat i “hapi” Gorbaçovi!

Ambasadat i “hapi” Gorbaçovi!
Në fillim me “perestrojkën” (ristrukturimin) dhe “gllaznostin”( transparencën) ai zhbëri Bashkimin Sovjetik dhe, me shembjen e murit të Berlinit, lejoi bashkimin e Gjermanisë!Pastaj,që udhëheqësit e vendeve socialiste të mblidhnin mendjen e të lëshonin udhë, i “futi” një plumb edhe Çausheskut megjithë grua në Rumani! Ramiz Alia kuptoi ç’duhet të bënte që të mos e pësonte si Çaushesku!Në fillim ambasadat,pastaj lejen për “disident” Kadaresë dhe si epilog pluralizmin politik!Gjithshka për gjashtë muaj!Se koha për kokën s’priste!
Gorbaçovi e nxori kufomën e komunizmit në oksigjenin e lirisë dhe ajo u shpërbë!
7 vjet më parë një nga njerëzit më të mëdhenj të historisë së shekullit të 20-t,Mikail Gorbaçov, doli nga ashensori në hollin e katit të dytë të Kryeministrisë tonë.Vinte si Përfaqsues i Federatës Botërore të Shahut! Nuk isha në protokoll për të qënë në takimin me Berishën por, nuk m’u ndejt në zyrë, e kur më kaloi pranë i thashë rusisht:Spasiba gospodin Gorbaçov!(Faleminderit zoti Gorbaçov!)
2 korrik 2020
Sigal