Lirohen kushërinjtë Gjozi, avokati: Dëmshpërblim për ditët në burg

160

TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy kushërinjtë Klodian dhe Sajmir Gjozi, të arrestuar me shumë bujë nga policia e Tiranës si persona të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. Nisur edhe nga kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, e cila në pamundësi të gjetjes së provave materiale, i është drejtuar gjykatës së kryeqytetit me një kërkesë për zëvendësimin e masës së arrestit në burg 15 ditor në atë të detyrimit për paraqitje; Gjykata vendosi detyrim paraqitje për të rinjtë. Avokati i dy kushërinjve Gjozi kërkoi lirimin e tyre, pasi sipas Gjykata ka shkelur ligjin, duke kërkuar dëmshpërblim financiar për ditët që qëndruan në burg. “Gjykata ka shkelur ligjin, duhet t’i lironte herën e parë. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbajtjen në burg. Kërkojmë dëmshpërblim financiar për ditët që qëndruan në burg”, tha avokati i dy kushërinjve Gjozi. Ditën e sotme skadoi edhe afati 15 ditë për mbajtjen në burg të kushërinjve Gjozi.