Ndodh edhe kjo! Po shihnin “Big Brother”, por hajdutët iu futen në shtëpi dhe i grabitën. Çfarë ndodhi të martën në Dibër

99
Sigal

Një banesë në Dibër ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së martës. Bëhet fjalë për shtëpinë e familjes Manuka.

Kryefamiljarja Hava Manuka ka rrëfyer të gjithë momentin kur kanë dyshuar se janë grabitur, ndërsa tregon se pasi ka bërë denoncimin e në policin  se i kishin vjedhur paratë, ajo tha se ka marrë edhe kërcënime.

“Ishte natë “Big Brotheri”. Ishim duke parë “Big Brother” me gjithë fëmijët, më pas nga ora 21:30 shkova tek dhoma e gjumit dhe në momentet e reklamës po flisja me burrin në Angli. Ne ndenjëm deri nga ora 01:30, ishim në shtëpi brenda. Kur shkojmë për të rënë në gjumi, djali iku tek dhoma e tij, unë fika dritat po ashtu vajza shkoi në dhomë sepse flemë bashkë dhe kur hapi vajza derën  ishte e mbyllur. Vajza thotë; mami kanë hyrë hajdutë brenda sepse dera është e mbyllur.. Kur pashë vendin e lekëve dhe që ishin vjedhur nuk prekën asnjë gjë dhe lajmëruam policinë. Erdhën 3 policë, më pas erdhi ekspertiza. Na thanë se kishin ardhur nga fusha dhe po ashtu u zbulua edhe rruga që kishin ndjekur për t’u larguar. Më pas erdhën policë me qen kufiri dhe arriti deri në vendin ku kishin mbërritur autorët. Tani ne kemi dosjen në polici dhe na kanë kërcënuar. Na thonë se kemi çuar emrat në polici, ne nuk kemi dërguar asnjë emër. Na kanë kërcënuar…”, ka treguar ajo.