PHD. Anila Kalleshi: Balanconi hormonet nëse doni të humbisni peshë

1555
Sigal

Shtimi i peshës ndodh për disa faktorë:

🧸 Konsumimi i më shumë kalorive sesa nevojat e një individi .

Kur njerëzit konsumojnë më shumë sesa harxhojnë me aktivitet fizik, është e kuptueshme që teprica e kalorive të mos harxhohet dhe të depozitohet në formën e dhjamit në organizëm.

🧸 Mosmarrja me aktivitet fizik.

Çdo individ sasinë e energjisë që merr gjatë ditës me ushqim e djeg kryesisht për aktivitet të brendshëm të vetë organizmit. Por një përqindje jo e vogël është e destinuar të digjet nëpërmjet lëvizjes, punët me aktivitet fizik, sporte të ndryshme etj.

🧸 Pagjumësia dhe mosbërja e gjumit të mirë është një nga faktorët kryesorë që shkakton obezitet.

Kjo ndodh, sepse duke mos bërë një gjumë normal, sidomos kur reduktojmë orarin e gjumit nuk i kemi dhënë mundësinë organizmit të prodhojë gjatë gjumit substancat e nevojshme p.sh.: hormone që i duhen çdo individi për të realizuar një metabolizëm normal.

🧸 Predispozita gjenetike.

Çdo sjellje e organizmit përcaktohet nga harta gjenetike që ne kemi. Ka njerëz që kanë një prirje mosfunksionimi të geneve që janë përgjegjëse për djegien e kalorive. Në këto raste metabolizmi i tyre konsiderohet si “përtac“ apo dembel e për pasojë obezitet.

🧸 Stresi është faktor në shkaktimin e obezitetit.

Ka shumë mekanizma që justifikojnë lidhjen e çrregullimeve psiko-emocionale me peshën. Pa u ndalur në hollësi, shpesh individët e stresuar e konceptojnë marrjen e ushqimit si një lehtësi apo veprim antistres.

🧸 Konsumimi i medikamenteve të ndryshme.

Ka disa medikamenteve të caktuara që mundet të ndikojnë procesin e thithjes, përpunimit dhe djegies së ushqimeve, ka dhe disa barna të tjera që shkaktojnë obezitet duke çrregulluar qendrën e oreksit.

🧸 Përdorimi i substancave të ndryshme që modifikojnë strukturat e hormoneve.

Sa më larg ushqimeve bio, sa më i ndotur të jetë mjedisi, aq më shumë substanca të panjohura për organizmin ndërveprojnë apo ndërhyjnë në procese të ndryshme biokimike. Kështu shumë pesticide, përbërës të rrezatimeve apo përbërës të produkteve të ndryshme kozmetike, sillen si hormone “artificiale” në organizëm duke prishur veprimtarinë e hormoneve normale të tij.

🧸 Lënia e cigares mund të jetë një tjetër shkak i obezitetit.

Për fat të mirë, kjo gjë nuk ndodh tek çdo individ që ndërpret cigaren.

Por kujdes!!!!!!

Një ekuiliber hormonal që ndonjëherë nuk e kuptoni fare mund të shkaktojë këtë shtim në peshë. Në këto situata mund të ju duket se po veproni në drejtimin e kundërt me trupin tuaj. Ndonjëherë një aplikim i thjeshtë mund të ju ndihmojë me rezistencën e humbjes së peshës. Hormonet që kontrollojnë menaxhimin e peshës:

🧸 Kortizoli është një lloj hormoni i liruar nga gjendrat e veshkave në kohën e stresit. Në fakt, sekrecionet në kushte normale janë efektivë për mbrojtjen e trupit, por lirimi i këtij hormoni në mënyrë kronike, së bashku me problemin e peshës sjell edhe shumë sëmundje.

Sot, fatkeqësisht shumë njerëz ndikohen nga stresi kronik. Kjo gjithashtu mund të shkaktojë probleme të lodhjes dhe peshës duke vënë në lëvizje mekanizmin e vetë-mbrojtjes së trupit.

Studimet kanë treguar se hormoni i kortizolit ndikon në shtim të peshës dhe mund ta vështirësojë procesin e humbjes në peshë.

Faktorët kryesorë që rrisin këtë hormon janë stresi dhe gjumi i pamjaftueshëm. Mbajtja e faktorëve të stresit tuaj në minimum dhe rritja e cilësisë së gjumit mund të ju ndihmojë të menaxhoni peshën tuaj.

🧸 Hormonet e Gjendres Tiroide

Është në të vërtetë një nga butonat që rregullon shkallën e metabolizmit! Si rezultat, është në rendin kryesor midis organeve që janë efektive në menaxhimin e peshës. Mungesa e këtyre hormoneve mund të ngadalësojë shkallën e metabolizmit dhe rrjedhimisht ta bëjë menaxhimin e peshës të vështirë ose të shkaktojnë shtim në peshë shpejt.

Hipotireoza ose prodhimi i pakët i gjendrës tiroide çon në ulje të metabolizmit bazal për pasojë digjet më pak kalori dhe kemi shtim të peshës. Por edhe sëmundje të tjera që përmendëm pak më lart kryesisht sëmundjet psikike bëhen shkak zhbalancimit mes marrjes dhe djegies së ushqimit.

Pra, duhet të kontrolloni rregullisht hormonet tiroide në intervale të rregullta. Problemi i tiroides, megjithatë, nuk do të thotë që ju nuk do të humbni peshë në asnjë mënyrë. Është me rëndësi që trajtimi korrekt të aplikohet me ndihmën e mjekut.

Kura e duhur do të siguroje që të arrini një rezultat pozitiv duke humbur peshën dhe duke tërhequr shkallën metabolike në normale.

🧸 Estrogen-Testosteron

Ndryshimet e hormoneve të estrogjenit tek femrat mund të ndikojnë gjithashtu në ndryshimin e peshës. Studimet kanë treguar se me uljen e nivelit të estrogjenit zvogëlohen, rriten mundësit për shtim peshe tek femrat.

Ju mund ta vini re këtë gjatë periudhës së menopauzes; rënia e niveleve të estrogjenit tek femrat gjatë kësaj periudhe gjithashtu mund të shkaktojë vështirësi në kontrollin e peshës. Nga ana tjetër, hormoni i testosteronit është gjithashtu ndër hormonet që kontrollojnë menaxhimin e peshës tek meshkujt.

Një tjetër studim tregon se meshkujt me nivele më të ulëta të testosteronit kanë tendencë për të fituar peshë. Kontrollimi i këtyre hormoneve gjatë periudhave të caktuara është e dobishme për identifikimin e problemeve në menaxhimin e peshës.