Shehu: Vjosa nuk ndotet veç nga nafta, por edhe nga ujërat e zeza të të gjithë qyteteve e fshatrave

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për ndotjen masive të lumit të Vjosës.

Shehu shkruan në Facebook se, lumi i fundit i egër në Europë, përveç derdhjeve të naftës, ndotet edhe nga ujërat e zeza të të gjithë qyteteve dhe fshatrave që janë anës lumit.

Sigal

Reagimi i deputetit, Tritan Shehu:

Vjosën e ka ndotur rëndë korrupsioni që në hyrje të kufirit shqiptar.

Nuk është vetëm ndotja në zonat naftë mbajtëse.

Në Vjosën e mrekullueshme, unike dhe degët e saj derdhen të gjitha ujërat e zeza të qyteteve, fshatrave, zonave të banuara e dy anët e saj.

Asnjë kujdes e investim nga ky regjim, që në Qarkun e Gjirokastrës përfaqësohet nga Lubi Kumbaro, deputete e ministre mjedisi.

Me tej fushat e grumbullimit të mbeturinave, jashtë çdo standardi, të përdorur e të kontrolluar nga mafia e tyre.

Të lejuara kundër çdo standardi me firmën e Lubisë.

Që derdhin aty çdo gjë të ndotur e shkatërruese për mjedisin, faunën e qeniet e gjalla.

Duke derdhur paratë në xhepat e asaj mafie, lokale e nacionale.

Kjo është e vërteta e hidhur e atij lumi park kombëtar.

Qe ky regjim po e degradon në funksion të korrupsionit, pa përgjegjshmërisë dhe cinizmit të tij!