‘’Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj”, Braçe lexon në Kuvend sms-të kërcënuese

529
Sigal

Qeveria po diskuton sot në Kuvend lidhur me ligjin për lojërat e fatit dhe bastet online, ku synohet që të mbyllen që nga Janari i vitit të ardhshëm.

Deputeti Erion Braçe dhe njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka lexuar disa prej sms-ve kërcënuese që deputetët kanë marrë nga ana e biznesmenëve të lojërave të fatit, teksa ata janë kërcënuar me jetën e fëmijëve të tyre.

‘’Kemi marrë mesazhe kërcënuese, po ju lexoj njërin prej tyre. ‘’Ju merreni me ne, ne do të merremi me jetën tuaj”. 

”Nuk e bëni dot atë ligj, nuk i mbyllni dot, nuk e votoni dot, ja do ta shihni”, janë fjalët që janë artikuluar nga një grusht njerëzish që sot mungojnë në sallën e Kuvendit dhe kanë një përgjegjësi të madhe në përhapjen e aktivitetit të lojërave të fatit në këtë vend.

Ne ligjin jo vetëm që e hartuam, po sot do ta kalojmë në Kuvend në mënyrë që ti japin fund njëherë e mirë kësaj historie. Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët e keni gabim”, u shpreh Braçe.

“Dikujt që ngeli studio më studio duke thënë monopol-monopol, i them që ti japë fund shikimit të filxhanit dhe të folurit si të ishte fallxhore. Ai flet për monopole por nuk guxon që t’iu përmend emrat oligarkëve”, u shpreh Braçe më tej duke iu referuar Sali Berishës.

Braçe u shpreh se ky aksion për lojërat e fatit nuk do të jetë fundi i kësaj industrie, po do të duhet që më pas të angazhohen të gjitha institucionet ligjazbatuese në mënyrë që efektet e ligjit të shkojnë deri në fund.