FOTO/ Moment prekës, qytetarët u shpërndajnë bukë studentëve protestues

143

Një moment prekës është shfaqur Live nga mediat nga protesta e studentëve që po protesojnë përpara Ministrisë së Arsimit: disa arka me bukë  po qarkullojnë në mes të studentëve dhe u afrohen falas atyre.

Janë ushqime që qytetarët dhe bizneset kanë përgatitur për të rinjtë protestues dhe po kontribuojnë në këtë mënyrë në mbështetje të tyre.

Të rinj me arka të mbushura me sanduiçë dhe portokalle po e përshkojnë fund e krye, turmën e madhe të të rinjve.