Polica e urdhëruar nga ‘Rilindja’ zapton zyrat e partisë , FRD i dërgon letër Veliajt

296
Sigal

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe e bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e partisë opozitare, Fryma e Re Demokratike.

Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe ka tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina.

Kreu i FRD ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.

Për këtë ngjarje të paprecedentë kanë reaguar FRD ku me anë të një letre ku shkruhet se :  “Nga zyrat e Bashkise Tirane ka ardhur nje shkrese e pafirmosur, e pavulosur ne menyre joinstitucionale, e cila ben fjale per lirimin e ambienteve qe disponon Fryma eRe  Demokratike qe nga muaji Prill2016. Fryma eRe  Demokratike e quan si provokim te rende qe bien ndesh flagrant me ligjin mbi patite politike”.
Ja letra e plotë: