Monika Kryemadhi: Një komb shkatërrohet duke i shkatërruar arsimin. Po i shkatërrove arsimin, i ke shkatërruar të ardhmen

235
Sigal

Në përfundim të takimit në qytetin e Burrelit, Monika Kryemadhi tha se, një komb shkatërrohet duke i shkatërruar arsimin.

“Po i shkatërrove arsimin, i ke shkatërruar të ardhmen. Në fund të fundit, kushdo nga ata që do të promovohen, rriten profesionalisht, do të ndikojnë në rritjen e ekonomisë. Në taksën e arsimit, të gjithë themi 5% e GDP, por nuk e realizojmë asnjëherë për shkak të disa prioriteteve të tjera që hyjnë si padashje edhe pse arsimi është prioriteti kryesor i të gjitha partive politike. Sot ne kemi problemin e pandemisë, por harrojmë që arsimi është pjesë e saj.”,- është shprehur Kryemadhi në fjalët e saj.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Një komb shkatërrohet duke i shkatërruar arsimin. Po i shkatërrove arsimin, i ke shkatërruar të ardhmen. Në fund të fundit, kushdo nga ata që do të promovohen, rriten profesionalisht, do të ndikojnë në rritjen e ekonomisë. Në taksën e arsimit, të gjithë themi 5% e GDP, por nuk e realizojmë asnjëherë për shkak të disa prioriteteve të tjera që hyjnë si padashje edhe pse arsimi është prioriteti kryesor i të gjitha partive politike. Sot ne kemi problemin e pandemisë, por harrojmë që arsimi është pjesë e saj. Sikur të mos ishin vjedhur paratë me incineratorët, sot qytetarët e Shqipërisë do të kishin marrë rimbursimin e ilaçeve të covid që janë shumë të shtrenjta, apo shumë gjëra të tjera. Në fund kush vjen, vjen çështja e arsimit, dhe ai 1% që ne kemi vendosur, që është një taksë që bizneset e pranojnë me kënaqësi, sepse ato e dinë dhe vetë që kanë nevojë për profesionistë të mirë dhe të kualifikuar. Një nga problemet që ndihet është mungesa e investimit në arsim, qoftë edhe tek pagat e mësuesve, laboratorët e mësimdhënies, infrastruktura, transporti i tyre apo ajo që të bën më shumë përshtypje është dhe rritja e analfabetizmit, që po rritet se nuk ka vëmendje ndaj arsimit. Sot një mësues është më i diskriminuar se kushdo tjetër, kur ne e dimë që mësuesi ka qenë një nga figurat tona më të respektuara në shoqëri. Mësuesja ka qenë nëna e dytë për fëmijët sepse më shumë rrinim më mësuesit në shkollë se prindërit në shtëpi. Nga ana tjetër, sot ne shikojmë mësues të kthyer në militantë, që më pas kthehen në figura qesharake të opinionit dhe pastaj çfarë ndodh; ai që e ka mundësinë për ta krijuar ekonominë diku tjetër largohet dhe e lëmë arsimin të shkatërrohet e degradohet.

Ne kemi bërë shumë debate për programin, pasi kemi më shumë se 2 vite që diskutojmë. Kemi pasur debate për 5%, rimbursimin e shpenzimeve të faturave të qytetarëve që krijon formalizimin e ekonomisë, kemi pasur debate për projektin nga bebja në bebe. Ne e dimë shumë mirë që çdo shtëpi këtu në qytetin e Burrelit, ka një të larguar, për të mos folur për fshatrat që braktisen çdo ditë e më shumë. Ne duam që të rikthejmë të rinjtë tanë, ndoshta sot njerëzit shikojnë cila është mundësia jonë, por ka pafundësisht për të krijuar hapësira, për ta zhvilluar. Do të ishte shumë më mirë që një njeri të kishte një biznes këtu dhe të kishte një pagë të mirëpaguar, sesa të punonte në një pagë 3-400 mijë lekë të vjetra në Tiranë ku paguan 300 mijë lekë qira shtëpie, 100 e ca mijë lekë shkojnë shpenzime, ushqime, drita, ujë dhe në fund të ditës i bie për çfarë të punojë. Prandaj ne jemi fokusuar në një ekip fitues që ka mundësi për të dhënë hapësira dhe mundësi për ta drejtuar në rrugën e duhur që ka nevojë sot shoqëria jonë, të rinjtë dhe të rejat.