Pronarët e Interit në telashe, lojtarët dhe stafi teknik i padisin në Gjykatë

282
Sigal

Duket se nuk kanë fund telashet për pronarët e Interit, grupin kinez, “Suning”.

Këta të fundit vetëm pak kohë më parë njoftuan se skuadra kineze që kishin në pronësi, Jiangsu, nuk do të ishte në kampionat, për shkak se nuk mund të investonin aty dhe të shlyenin borxhet ndaj lojtarëve apo stafit teknik. Në këtë situatë, skuadra u përjashtua nga kampionati, teksa “Suning” po kërkojnë blerës të rinj për ta shitur aty klubin.

Megjithatë tashmë ky grup, duhet të përballet edhe me disa probleme të tjera. Sipas “Tian Sport Plus”, lojtarët dhe stafi teknik i Jiangsu, kanë vendosur të ngrenë një padi ndaj “Suning”, e cila lidhet me rrogat e pa dhëna ndaj tyre. Lojtarët dhe stafi i janë drejtuar Gjykatës së Nançino, ku kanë ngritur një padi ndaj “Suning” dhe kërkojnë të marrin rrogat e prapambetura.