Endrit Braimllari: Fuqia e të rinjve do të dominojë në çdo qendër votimi kundër varfërisë që mbolli “Rilindja”

277
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me të rinj në qytetin e Maliqit nga ku tha se Maliqi do ti japi një goditje spektakolare “Rilindjes” së kalbur.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Braimllari u shpreh se, “Fuqia e të rinjve do të dominojë në çdo qendër votimi kundër varfërisë që mbolli “Rilindja”.


Mesazhi i tij i plotë:

Maliqi do ti japi nje goditje spektakolare Rilindjes se kalbur.
Fuqia e te rinjve do te dominoi ne çdo qender votimi kunder varferise qe mbolli Rilindja.
Te rinjte nuk ndalen
#ShqiperiaShtepiaJuaj