Agron Duka i përgjigjet Edi Ramës: Diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.

265
Sigal

Ditën e sotme Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar pas deklaratave kundër tij që bëri sot në Durrës kryeministri Edi Rama.

Në raegimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale, Duka shprehet se Edi Rama është kthyer në një makth për shqiptarët dhe fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të dikatorëve.

 

Reagimi i plotë i Agron Dukës:

DUKA: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

– Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

– Ti je përfaqësues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite  qeverisje?

Ja ta them unë:

– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.