Aksident i pazakontë, vetura përplaset me një avion luftarak

290
Sigal

Një aeroplan luftarak i ushtrisë ukrainase MiG-29, ka pësuar dëme materiale kur një veturë u përplas në të, ka bërë të ditur sot ushtria ukrainase.

Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se vetura është përplasur me aeroplanin, kur MiG-29 kishte shkuar për t’u parkuar në vendin e përcaktuar si avio-parking.

Aty ndodhi përplasja dhe një zjarr shpërtheu, e incidenti raportohet të ketë ndodhur të enjten mbrëma, megjithatë ushtria nuk ka dhënë detaje tjera.

Mediat lokale raportojnë se aeroplani që ishte në bazën ajrore në afërsi të Kievit, është dëmtuar pjesërisht – ku është prishur motori dhe një pjesë e trupit.