Koronavirusi/ Bien rastet e reja në Itali, por rritet numri i viktimave

378
Sigal

Për herë të parë që prej datës 13 mars, numri i infektimeve të reja në Itali bie nën 3 mijë persona. Më konkretisht 2972 raste ose 181 më pak se një ditë më parë.

Sipas buletinit më të fundit të publikuar nga Mbrojtja Civile Italiane, ka një rritje të vogël sa i përket numrit të viktimave: 602, ndërsa një ditë më parë ishin 566. Kjo do të thotë se, numri i total i viktimave në shtetin apenin kap 21 mijë.

Mes viktimave të 24 orëve të fundit janë edhe 4 mjekë, çka e çon numrin total të tyre në 116.

Ndërkohë rritje pëson edhe numri i viktimave mes farmacistëve.

Aktualisht, Italia është shteti i tretë në botë sa i përket të infektuarve, pas SHBA dhe Spanjës me 162,488 raste. Por e dyta pas SHBA-ve sa i përket viktimave, plot 21,067.