Presidenti Meta vlerëson kontributet e opozitës në luftën kundër pandemisë

312
Sigal

Presidenti Ilir Meta në një intervistë në Fax News, shprehu vlerësimin e tij për rolin e opozitës në luftën kundër COVID-19.

“Opozita ka qenë mjaft aktive dhe ka kërkuar prej kohësh, para se të shfaqej pacienti 0, që të merreshin masa parandaluese.

Opozita ka kërkuar më shumë testime, ka dhënë shumë ide, të cilat janë marrë në konsideratë edhe nga qeveria.

Me diversitetin e mendimeve dhe propozimeve, gjykoj se opozita ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit.”