Thomas Strakosha “shënjestra” kryesore e gjysmës së e Europës

433
Sigal

Thomas Strakosha është një nga portierët më të kërkuar të momentit në merkato. Forma e shkëlqyer e shqiptarit  me skuadrën e Lacios, e kanë shndërruar atë në një protagonist absolute te skuadra kryeqytetase, teksa të shumta kanë qenë interesimet e klubeve prestigjioze, për të siguruar shërbimet  e gardianit kuqezi.Nisur nga ky fakt, drejtori sportive i Lacios, Igli Tare, është duke piketuar zëvendësuesin e Strakoshës për t’i paraprirë një largimi të mundshëm të 25-vjeçarit, kundrejt një oferte joshëse“SerieBnews”, raporton se  drejtuesit e klubit të kaltër, kanë piketuar ish-portierin e Udinezës Skufet, si zëvendësuesit  ideal të Strakoshës. 23-vjeçari aktivizohet si i huazuar te skuadra e Specias.“SerieBnews”, raporton se  drejtuesit e klubit të kaltër, kanë piketuar ish-portierin e Udinezës Skufet, si zëvendësuesit  ideal të Strakoshës. 23-vjeçari aktivizohet si i huazuar te skuadra e Specias.

Gardiani italian debutoi në moshën 17-vjeçare në Serinë A, me fanellën e Udinezes, por më pas e ardhmja e tij ka rezultuar një zhgënjim. Gjithsesi te Lacio, besojnë se Skufet ka shumë për të dhënë dhe mund të rikthehet shumë shpejt në nivelet e larta…