Përleshje mes emigrantëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë

492
Sot pasdite në kufirin greko-maqedonas shpërtheu një përleshje në mes të emigrantëve të cilët përpiqen të kalojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë. Përleshja shpërtheu pasi rreth 1,000 njerëz u përpoqën të kalojnë gardhin kufitar në të njëjtën kohë. Autoritetet maqedonase nuk lejojnë më shumë se 50 njerëz në të njëjtën kohë të hyjnë në territorin e saj. Edhe sot në kufirin e Maqedonisë arritën dhjetëra autobusë të plotë me emigrantë. Ata të gjithë vijnë në Idomeni, vendi më i afërt në Maqedoni. Sipas policisë kufitare greke çdo ditë kalojnë mbi rreth 1.000 refugjatë. Të gjithë transportohen në mënyrë të organizuara nga autoritetet në Athinë deri në kufi.
Sigal