Proces antikushtetues zgjedhja e anëtarëve në KLP dhe në KLGJ

644
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptare për të siguruar një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. “Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike. Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian në qershor 2019”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë. Mirëpo, ku proces i deritanishëm është bërë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Së pari, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk duhet të bënte shortin për anëtarët e KED, sepse, siç argumentoi Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kur mohoi hedhjen e shortit, ka vakuum ligjor. Mazhoranca e ka mohuar tërësisht konsensusin e opozitës në miratimin e shumë ligjeve organike të reformës në drejtësi, ndërkohë që Kryeprokurorja e Përkohshme, ka përzgjedhur listën e kandidatëve për në KLP, kjo është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, sepse kryeprokurorja e Përkohshme nuk nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese të emërojë, të transferojë prokurorë, apo të përpilojë lista të prokurorëve për në KED, sepse kjo kompetencë I takon vetëm KLP. Kryeprokurorja e Përkohshme, është votuar vetëm me 71 vota të mazhorancës, kur Kushtetuta e përcakton që Kryeprokurori I Përgjithshëm duhet të votohet me shumicë të cilësuar. Po kështu edhe listën për në KLGJ, nuk e ka hartuar KLGJ. Në listën për anëtarë të KLP dhe KLGJ ka emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që ende nuk kanë mbaruar procesin e vettingut, pasi vendimet e KPK-së janë ankimuar për në Apel të vettingut, kështu që procesi nuk është transparent. Në Kuvend ende nuk është votuar projektligji “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit”, sepse opozita nuk e jep konsensusin, edhe ky është një fakt që dëshmon deformimin e njëanshëm politik dhe jo të një procesi të të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, siç e kërkon edhe ambasada amerikane në Tiranë.