Solidarizohet me Studentët, ja gjesti që bën Arbër Çepani

537
Sigal

Prej 7 ditësh nga kur ka nisur protesta e studentëve të cilët edhe sot kanë bllokuar rrugët kryesore të Tiranës, ku më pas janë vendosur përballë Ministrisë së Arsimit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente, meme, foto dhe imazhe nga më të ndryshmet.

Përmes tyre është shprehur mbështetja që iu jepet studentëve për protestën e tyre e cila zhvillohet në kuadër të 8 pikave të cilat ata ia kanë parashtruar qeverisë ku bëjnë pjesë: heqja e tarifës shtesë për provimet e përsëritura, përgjysmimin e tarifës vjetore, përfshirjen e studentëve në forumet drejtuese të universiteteve etj.

Përmes një statusi në facebook ativisti i njohur, Arbër Çepani ka lajmëruar ndjekësit e tij se “Komiteti i Tiranës” sot paradite do të jetë i mbyllur sepse stafi do të jetë në protestën e studentëve duke dhuruar Raki dhe Dashni, – shkruan Çepani.

Komiteti i Tiranës sot paradite do të jetë i mbyllur! Do të jemi në PROTESTË duke dhuruar Raki dhe Dashni ❤

No automatic alt text available.