Elvi Fundo: Si u blenë mediat nga grabitqarët e inceneratorët

607
Sigal

 

Mediat më të rëndësishmë në vend janë paguar sistematikisht me paratë e aferës së inceneretorëve, që u ka kushtuar taksave të shqiptarëve miliona euro. Gazetari Elvi Fundo, ka bërë një skaner të transaksioneve të miliona lekëve që kanë përfunduar tek mediat kryesore në vend. Gjë që në fakt  bën të qartë edhe heshtjen e tyre ndaj këtij skandali me taksat e shqiptarëve. Ndërkohë miliona lekë kanë shkuar edhe për kompanitë e ndryshme mediatike, qoftë televizione apo portale online  të cilët  kanë përfituar gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët. Ndërkohë edhe portalet e njohura për qëndrimet proqeveritare rezulton se nuk kanë mbetur pa llokmë nga inceneratorët. Afera e inceneratorëve ka çuar në pranga ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërkohë lidhur me mediat që kanë përfituar miliona lekë nuk dihet nëse SPAK do të vihet në lëvizje.