Skanerët nxjerrin persona të infektuar/ Çfarë thotë grupi i ekspertëve antiCOVID pranë PD: Ja 5 problemet që kërkojnë zgjidhje

366
Grupi i ekspertëve të COVID-19 pranë Partisë Demokratike, në një deklaratë publike, informon se skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit, ndonëse testet rezultojnë negativë.
Sigal

Ndërkohë që kanë dalë edhe me disa propozime për qeverinë.

Deklaratë e grupit të ekspertëve antiCOVID pranë PD

Ne Qendren e Traumes u paraqiten dy paciente te traumatizuar. Ne egzaminimin e zakonshem me Scaner u konstatuan demtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Ne testimin virusologjik (tampon) te metejshem rezultojne negative, pra ka nje mosperputhje ne diagnoze. Po te analizojme dhe te dy rastet e mepareshme te aksidentuara nga Durresi, gjejme po keshtu mosperputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij virusologjik. Ne kete situate, vete te dhenat e Scanerit qe jane me te besueshme flasin per probleme serioze ne zbulimin e te prekurve, ne ndjekjen e ketyre, difekte keto madhore qe kerkojne zgjidhje:

—Se pari ne keto raste duhet kerkim i dy fishte virusologjik (PCR) ne nje laborator tjeter me riperseritje te ekzaminimit pas 3-5 ditesh. Kjo norme tek ne nuk realizohet sepse gjithecka eshte “monopol” e nje laboratori, kur jane mundesite e shfrytezimit edhe te tjereve per kete test. —Se dyti pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund te vazhdoje te qendroje gjate mbas ketyre demtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshte diagnozen me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshem te kontakteve, gje qe nuk po behet.

—Se treti keta pacinete, ashtu si dhe depistimi ne terresi, kane nevoje per analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gje e mundeshme ne nje numer te konsiderueshem laboratoresh, por qe me gjithe insistimin tone vazhdon te shpallet “e ndaluar”. Theksojme se “justifikimi” me certifikimin nga OBSh te tyre, qe po perdoret per ta bllokuar edhe kete egzaminim vetem ne QSUT, eshte i pa vertete. Vecse sot kur ka metoda te shumta te percaktimit te antitrupave qe nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me perzgjedhjen!

—Se katerti ky fenomen i zbulimit te demtimeve te mushketive prej Covid 19 nga egzaminimet Scan per aresye te tjera, flet per mos korespondimin e te dhenave zyrtare me numrin e te infektuareve ne realitet, si pasoje e nje niveli testimi me “tampon” shume nen nevojat e vendit, e mungesen e plote te atij imunologjik, qe nuk mund te tejkalohen vetem me nga nje pike analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim per qytetaret, te gjitha kapacitetet laboratorike ne qender e periferi per test, test, test.

—Se pesti zbulimi i ketyre pacienteve me demtime te tilla ne mushkeri, pra ne stade te avancuara te semundjes, tregon nje mos funksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, qe duhet te shndrohet ne nje nga “motoret” kryesore, si dhe per domosdoshmerine e perfshirjes ne kete perballje per depistim e trajtim te te gjitha mundesive imazherike te vendit.