500 vende të lira në Policinë e Shtetit – Kriteret dhe dokumentacioni

412

Policia e Shtetit ka hapur procesin e aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet do të zgjasin nga data 3 korrik deri më 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë. Në përfundim të procesit të konkurrimit, policia do të përzgjedhë 500 punonjës të rinj.

Kriteret e aplikimit

– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
– Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një   kundërvajtjeje penale me dashje;
– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Dokumentet

– Formularin e aplikimit;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;
– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
– Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
– Certifikatë familjare;
– Vërtetim nga Gjykata;
– Vërtetim nga Prokuroria;
– Raport mjeko-ligjor;
– Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
– Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

Fazat e konkurrimit

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.