Hoxha: Ju tregoj Tanja Visirovën, gruan e parë të ish-Mbretit Ahmet Zogu

186

EKSKLUZIVE/Diplomati Idajet Hoxha, rrëfen njohjen me Visirovën dhe kontaktet me ‘të në ambasadën tonë në Francë

“Bashkëjetuan 4 vite, Zogu i fali Tanjës 10 ha tokë në Xhafzotaj, të cilin ajo më 1977 kërkoi ta shiste”

Ahmet Zogu i Parë, mbreti i shqiptarëve ka qenë i martuar (jo zyrtarisht) dhe ka bashkëjetuar me Tanja Visirovën për rreth vite. Jo vetëm kaq, por Zogu i ka falur Tanjës një sipërfaqe 10 hektarë tokë në Xhafzotaj të Durrësit. Shumë vite më vonë, përkatësisht në vitin 1977, Tanja shkon në ambasadën e Shqipërisë në Francë ku kërkon një pension pleqërie nga shteti shqiptar si ish-gruaja e Ahmet Zogut si dhe shitjen e tokës që ajo dispononte në Shqipëri. “Deri para 40 vitesh dhe unë e dija që Ahmet Zogu ka patur vetëm një martesë, atë me Geraldinën. Por isha i gabuar. Faktet flisnin ndryshe. Para disa ditësh, në një kanal televiziv pashë një sekuencë filmike, nga e cila mësova se mbreti Zog ishte ndodhur para një atentati në Vjenë ne vitin 1931. Për çudi, në krahë të djathtë të tij, sikurse dukej në sekuencat filmike, ishte gruaja e tij e parë, Tanja Visirova! Me shkoi ndërmend se, do të ishte normale që në Mauzolein që do të ngrihet për familjen mbretërore, në njërin krah të mbretit Zog, të zinte vend dhe Tanja Visirova, e cila për 4 vjet ka ngrohur krevatin e mbretit, me një martesë morganatike, pa kurorë, nga viti 1929 deri në vitin 1933”,- pohon Idajet Hoxha, ish-Sekretar i Parë e Konsull i Përgjithshëm në Francë në vitet 1977-1982. Ai rrëfen gjithashtu mundimin për takimin e Tanjës, kujtimet e kësaj të fundit për Ahmet Zogun, etj…