Motra e Meghan: Do të interesohej për ne vetëm po të kishim 600 milionë dollarë

550
Sigal

Nuk ka qetësi për Meghan Markle, pasi familjarët e saj e sulmojnë shpesh. Në fillim ka qenë babai i cili publikoi një letër të shkruar me dorë nga dukesha në të cilën ajo akuzonte babanë se i kishte copëtuar zemrën. Ndërsa ditën e sotme motra e saj nga babai Samantha ka bërë një postim në Twitter në të cilin sulmon Meghan.

“Ajo do të interesohej për ne vetëm po të kishim 600 milionë dollarë ” – shkruan ajo. Dhe menjëherë statusi i saj shkaktoi një stuhi në internet. Shumica e komenteve e akuzonin Samanthan si një përfituese sepse Meghan është figurë publike. Po a e keni pyetur ndonjëherë veten se pse motra e Meghan e sulmon aq shumë atë dhe bën gjithmonë deklarata për mediat në lidhje me dukeshën?

Sipas të dhënave, Samantha Markle deri më tani ka fituar nga mediat mbi 100 milionë dollarë. Para se ajo të bëjë një deklaratë ju vendos mediave një shifër të caktuar parash dhe menjëherë pasi përfundon fjalët ajo paguhet. Raportet tregojnë se fitimi i saj do të shtohet edhe më shumë pasi të vijë në jetë fëmija i parë i dukeshës dhe princit.