Berisha, ironi therëse me Ramën pas skandalit të policit: “Vjolistan 2019!”

956
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në mënyrën e tij ndaj skandalit të policit Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua sot pasi më parë kishte ngacmuar seksualisht një adoleshente 15-vjeçare, duke i dërguar asaj videoselfie me përmbajtje erotike.

Vjolistan 2019!,sb”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Berisha kishte modifikuar një foto të policit,  duke i vendosur në vend të fytyrës së tij, atë të kryeministrit Edi Rama.