Studentja shqiptare në Kinë: Çdo ditë më duhet të raportoj për gjendjen time shëndetësore

404
Sigal

“Çdo ditë më duhet të raportoj te punëdhënësi për gjendjen time shëndetësore, nëse kam shenja të prekjes nga koronavirusi“.

Studentja Olta Myslymi, ka rrëfyer për Scan situatën që po përjeton në Kinë, aty ku është edhe epiqendra e koronavirusit të ri.

Megjithatë, sipas studentes, që njëkohësisht është edhe e punësuar, në ditët e fundit situata duket më e normalizuar, ndërkohë që autoritetet kanë marrë të gjitha masat për shmangien e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Pas përhapjes së koronavirusit të ri, shumë shqiptarë që jetojnë në Kinë kanë kërkuar të rikthehen, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve tona.

Megjithatë, ky nuk është rasti i studentes Myslymi, që deri më tani nuk e ka marrë në konsideratë largimin nga shteti kinez.