Pas rrëmbimit të Prengës, vëllai nga Anglia foli me prindërit: Mos komunikoni me policinë, Jani është mirë. Do të kthehet në shtëpi

453
Sigal

Vëllai i Jan Prengës ka folur me prindërit, sapo ka marrë vesh se vëllai i është marrë peng.

Astrit Prenga, i cili ndodhet jashtë ka folur me prindërit dhe i ka kërkuar atyre të mos flasin me policinë dhe se vëllai i tij ishte mirë, dhe do ta kthente sërish në shtëpi.

“U kërkon të qëndrojnë larg vëmendjes së policisë, i kërkon të mos japin detaje për marrjen peng të Jan Prengës.

Ai i qetësonte familjarët duke thënë se Jani ishte mirë dhe po mbahej peng në zonën e Shijakut”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Bëhet e ditur se këto telefonata janë përgjuar nga mjetet e policisë që i kishte vendosur rreth shtëpisë së familjes Prenga sapo u mor vesh për rrëmbimin.