Moisi Dalipi: Lamtumirë Lefter Çipa

186
Sigal

Sot në Pilur mes lotësh përcollëm mikun e shtrenjtë Lefter Çipa.

Fjalet mungojne përball dhimbjes, por ashtu si Lefteri donte e përcollëm me vaje labi, me polifoninë e tij të shtrenjtë.

Lefteri sigurisht meriton shumë më tepër por këto janë disa fjalë zemre në moment të vështirë, të shoqëruara nga Mjeshtri i Madh Vendim Kapaj me tingujt e tij magjik në fyell.

Lefter Çipa lamtumirë!
Nder i bregut, xhevahir,
Ike në kohë të vështirë
Këtu ku të flasin bir.
Në Shën Koll je ormisë
Në prehrin e perëndisë
Të këndosh bilbil në lis
Këtu ku ke pirë sisë.
Piluri të ka stolis
Princërori poezisë
Strateg i polifonisë.
I kënfove trimërisë,
Traditës dhe dashurisë
Vulë nderi e historisë
E kombit e Shqiptarisë.
Fli në krahet e përjetësisë.