30 minutat që mund të çonin në luftë bërthamore, ja si u trembën rusët nga stërvitja e NATO

166
Sigal

Një dokument i prezantuar në ditët e fundit nga inteligjenca amerikane tregon se si Bashkimit Sovjetik ishte gati nisjes së një sulmi bërthamor gjatë një stërvitje ushtarake të NATO në vitin 1983.

Blloku Komunist vendosi bombarduesit luftarakë të armatosur me bomba bërthamore në gatishmëri të lartë në Gjermaninë Lindore gjatë një ‘frike për luftë” të nxitur nga stërvitja “Able Archer” e NATO-s në nëntor 1983.

Sipas dokumentit të deklasifikuar liderët sovjetikë  bënë përgatitjet për përdorimin e armëve bërthamore dhe qëndruan në gatishmëri për 30 minuta për të sulmua objektivat armike, në një nga momentet më të tensionuara të Luftës së Ftohtë.

Dihej edhe më parë që stërvitja ushtarake “Able Archer” në 83 shkaktoi panik në Kremlin, por dokumentet sekrete tregojnë me detaje reagimin e sovjetikëve për këtë rast.

Manovrat “Able Archer” ishin një event i përvitshëm i forcave ushtarake të NATO që simulonin një përshkallëzim të konfliktit ku përfshihej dhe një sulm bërthamor në lindje.

'Bombarduesit ishin gati...'/ 30 minutat që mund të

Por në 1983 këto stërvitje që kësaj here u drejtuan nga Belgjika, u duken shumë reale dhe për këtë arsye sollën shqetësime në hierarkinë sovjetike.

Atë viti forcat e NATO përdorën një sistem të ri të koduar komunikimi dhe përfshin emra të lartë të qeverisë duke përmendur këtu dhe Margaret Thatcher.

Në dokumentet e siguruara nga “Washington Post” shihet se si sovjetikët reaguan duke rritur alarmin në divizionin e avionëve bombardues në Gjermaninë Lindore.

Bombat bërthamore u ngarkuan në një skuadrilje avionësh në secilin regjiment nga divizionet e bombarduesve luftarakë Su-17.

Një raport i inteligjencës rreth një skuadrilje në Neuruppin tregoi se avionët kishin një ‘problem të papritur të peshës dhe ekuilibrit’ gjatë përgatitjeve.

Analistët e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se kjo ishte për shkak se skuadrilja mbante një ‘ngarkesë lufte’ që nuk e kishte përdorur kurrë më parë.

'Bombarduesit ishin gati...'/ 30 minutat që mund të