01 Autoriteti i Konkurrencës hetim Vodafone dhe One, Soko: S’ka një metodologji për rritjen e çmimit!
Është një hetim paraprak që ka nisur në fillim të vitit që shkoi në Janar dhe pas hulumtimeve dhe inspektimeve përkatëse të bëra nga Autoriteti i Konkurencës . Autoriteti i Konkurencës e gjeti të udhës të dalë me një vendim çdo orë të vitit që shkoj për ta thelluar hetimin dhe për të futur tregun e telefonisë celulare në një hetim të thelluar, sepse të dhënat që vinin nga kompanitë celulare dhe nga autoriteti i komunikimeve të posaçme AKEPI natyrisht që lënë vend për të dyshuar se këtu ka një abuzim me situatat që kanë kompanitë në treg .Çfarë dua të them me këtë? Shiko tregu i telefonisë është një treg monopoli, pra 100% të tregut e kanë 2 kompani , pra ndahet në 53-47 deri në 51-49, pra shumë ngushtë me njëra tjetrën ,ca do të thonë që të dyja kanë një pozitë goxha të përqëndruar në treg . Përgjigjen secila për gjysmën e klientëve të tregut dhe ajo që gjeti shqetësuese Autoriteti i Konkurencës dhe më pas vendosi për të marrë një hetim të thelluar është fakti që kur janë pyetur kompanitë se çfarë metodologjie ndiqni ju për të përcaktuar një rritje të caktuar çmimi, pra një rritje çmimi, e cila ka për paketat bazë që ofrohen këto dy vite rrjesht.
Pyetja që bëri Autoriteti i Konkurrencës ,kjo ishte kryesorja se çfarë metodologjie ndiqni ju që relatoni të gjithë koston . Më thuaj çfarë u rrit nga ana e kostos që ju doni të rrisni paketën që rëndon qytetarët? Përgjigja e kompanive se natyrisht kallzime janë bërë dhe më përpara, po kjo që është publike rezulton se nuk ka një metodologji ,pra një metodologji të qartë ,një formë të qartë e cila ndiqet në analizën e kostos për të dalë më pas tek çmimi.
02 Vodafone dhe One/ Rritje të sinkronizuar çmimesh, shfrytëzim i situatës duopol
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, për rritje të sinkronizuar çmimesh.
Analisti Pano Soko tha për “MCN Live” se dy kompanitë kanë marrë një vendim tregtar për të rritur kostot pa bërë asnjë analizë, duke shfrytëzuar situatën duopol, duke qenë se nuk ka konkurrencë. Ka qenë një hetim që ka nisur në fillim të vitit që shkoi në janar, ku Autoriteti i Konkurrencës në nëntor të vitit që shkoi doli në vendim për të thelluar hetimin për tregun e telefonisë celulare në vend. Të dhënat nga AKEP lënë vend për të dyshuar se këtu ka abuzim me situatat që kanë kompanitë në treg. Tregu i telefonisë është një treg duopol, 100% të tregut e kanë dy kompanitë që operojnë në vend, me 51% dhe 49% përkatësisht. Secila kompani përgjigjet për gjysmën e operatorëve të tregut. Ajo që gjeti Autoriteti i Konkurrencës, kur janë pyetur kompanitë se çfarë metodologjie ndiqni ju për të aplikuar një rritje të caktuar çmimi? Për të kuptuar se çfarë u rrit nga ana e kostos, që rrisni çmimet?
Përgjigja e kompanive, e cila erdhi zyrtare është se nuk ka një metodologji të qartë, një formë të qartë dhe logjikë të qartë, që ndiqet në analizën e kostos për të dalë te çmimi. Kjo është një analizë tregtare. Ne e kemi tregun dhe me që e kemi mundësinë që asnjë njeri të mos na godasë, ne do rrisim çmimet. Autoriteti i Konkurrencës ka parë që rritjet e çmimit dhe paketave në treg kanë ardhur pothuajse njëlloj me të njëjtat parametra nga të dyja kompanitë. Këto nuk kanë një analizë kostoje, atëherë pse janë të ngjashme në reaksionin që bëjnë në rritjen e çmimit ndaj njeri tjetrit. Pse rritet? Apo thjesht po shfrytëzon pozitën tënde në treg.
Një nga përgjegjësit kryesor është dhe AKEP, i cili është autoriteti që duhet të kontrollojë këtë gjë. Në një treg duopol ose do plotësosh njeri tjetrin, ose do e konkurrosh dhe do i rrish përballë atij për t’i marrë klientët.
Por secili është kënaqur që secili ka gjysmën e tregut. Kompanitë nuk vriten me njëra tjetrën në treg dhe i humbur është klienti.
Kompanitë jo konkurrenciale, janë monopol. Rritja mund të ndodhë edhe duke analizuar vendet fqinje. Por një paketë që në Shqipëri kushton 14 euro, në Itali kushton 9 euro.






















