Monika Kryemadhi: Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive

148
Sigal

Pasditen e sotme, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka postuar një video në rrjetet sociale, nga një vizitë në shtëpinë e një banori në Rajonin 3 të Elbasanit.

“Bukë e kripë e zemër në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive.”, – shprehet Kryemadhi në mesazhin e saj.

 

Mesazhi i saj i plotë:

Bukë e kripë e zemër në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
#ElbasaniShtëpiaJuaj