Ulu pak or biri im,
shikomë te sytë !
Sepse sytë janë si drita
përmbi dritë.
Nëse sot me dridhet dora,
mos ma shaj !
E kam zemrën flakë të kuqe
do ta mbaj!
Nëse gotën s’e mbaj mirë
te dollia
mos harro se jam yt’ atë
dhe ti fëmija!
Mbase shumë nuk bëra dot
në kët’ jetë!
Ndaj të kam ty biri im
bëhu stafetë !
Mos e shaj kurrë, pleqërinë,
nuk ësht’ mirë !
S’ësht’ e lehtë ” të bëhesh plak ”
ësht’ e vështirë!
Mos u tall me idealin tim të malit..
bëj kujdes!
Se me të kam lidhur besën ..
sa të vdes!
Ndaj ta lashë or biri im
kët’amanet!
Sepse jeta është një luftë
për shumë jetë.!
Ahhh! desh harrova dhe për pak
diçka tjetër,
kjo stafetë që vjen nga shekujt
është e vjetër.
Dheu kurrë s’do t’më treste
pa dëgjuar
se stafeta do e marrin bijtë e tu
me ato duar.
Puna s’ësht’ që thjesht ta marrin
trashëgim,
veçse vrullshëm brez pas brezi
le të rendin pa përtim !




















