Maltë/ Shqiptari vodhi 330 mijë euro bizhuteri, ja çfarë vendosi gjykata

143

Një shqiptar i arrestuar është akuzuar në lidhje me grabitjen në vitin 2017 në Diamonds International në Maltë.

Begtash Muka, 27 vjeç, u akuzua këtë mëngjes pasi analiza e ADN-së çoi në identifikimin e tij. Muka është tashmë në paraburgim për një krim tjetër, pasi është akuzuar për hyrjen me armë, në një zonë të kufizuar të aeroportit.

Gjatë vjedhjes së stolive, në të cilin u vodhën 333 mijë euro, një nga burrat ju drejtoi një pistoletë oficerëve të policisë dhe thuhet se u përpoq të gjuante. Edhe vëllai i tij Daniel Muka, është akuzuar për pjesëmarrjen e tij në grabitje.

Para gjyqtarit Yana Micallef Stafrace, inspektori James Grech akuzoi shqiptarin për vrasje në tentativë, vjedhje në rrethana rënduese, dëmtime, plagosjen e lehtë të tre personave, kërcënim dhe frikë nëpërmjet dhunës, armëmbajtje pa leje gjatë kryerjes së një krimi.

Këtë mëngjes, avokati i Mukës, Franco Debono, kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit të klientit të tij, duke kërkuar detyrim paraqitje, me argumentin se vepra u krye më shumë se një vit më parë.

Muka u arrestua një vit më vonë, sepse ishte fshehur, u përgjigj inspektori. Gjykata vendosi se prokuroria ishte e saktë në arrestimin e njeriut.

Kundërshtimi i fajësisë është parashtruar nga mbrojtja. Asnjë kërkesë për lirim me kusht nuk ishte bërë “për shkak të rrethanave të tij të tanishme”. Ndaj Mukës u vendos si masë sigurie, “arrest në paraburgim”.