Suplementi Pena Shqiptare/ Ndoc Gjetja: Më në fund u plakëm grua

Më në fund u plakëm grua,

siç e sheh dhe vetë

Sigal

me thinja të bardha e rrudha

na mbushi kohë e sertë.

Dhe shëtitjet i rralluam

nëpër dhomë vijmë përqark,

dhe në vend të tyre shtuam

kollën dhe kafenë me pak.

Sa më ka marrë malli, grua

të zemërohem qoftë dhe kot,

si dikur atje tek udha,

kur të shihja me një shok.

Ne kemi vite që pasqyrën

e përdorim shumë rrallë,

se kemi sytë e njëri-tjetrit

fytyrat tona për t’i parë.

Më në fund u plakëm grua,

siç e sheh dhe vetë

me thinja të bardha e rrudha

na mbushi kohë e sertë.

Dhe shëtitjet i rralluam

nëpër dhomë vijmë përqark,

dhe në vend të tyre shtuam

kollën dhe kafenë me pak.

Sa më ka marrë malli, grua

të zemërohem qoftë dhe kot,

si dikur atje tek udha

kur të shihja me një shok.

 

Ne kemi vite që pasqyrën

e përdorim shumë rrallë

se kemi sytë e njëri-tjetrit

fytyrat tona për t’i parë.