Suplementi Pena Shqiptare/ Anja Toma: Heshtje

Më erdhi heshtja jote sot, më foli!

Më tha ta dëgjoja…!

NOA

Të shkruaj,

derisa të thahet boja.

E dëgjova, nisa të derdhem nëpër vargje.

Heshtja më pëshpëriti prapë.

Tregoju fletëve për mungesat e mia!
Fletët nuk e mbajtën dot peshën, kishe munguar gjatë.

Dora në vija nuk qëndronte drejt,
u llangos, i grisa disa fletë.

Pyeta heshtjen tënde se – “pse ka munguar”?

Unë prapë do mungoj tha, por jo se dua.

Te lutëm që në mungesën time, ngjyrosi ditët e tua.