Zbulohet, çfarë përmban dosja e Bujar Sheshit!

1085
Sigal

Janë zbuluar detaje të tjera nga ‘dosja Sheshi’, anëtari i KLD-së që akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit, kur ishte adoleshent me emrin ‘Venusi’.

Në deklaratën individuale para se te behej pjese e KLD-se, Bujar Sheshi mohon të ketë qenë ish-sigurims, në një kohë që sektori i Burimeve Njerëzorë në Prokurorinë e Përgjitshmë i shkruan Arta Markut në nëntor të 2018-ës se ai i plotëson në tërësi kriteret ligjore, por duhet pritur një konfirmim nga Autoritete i Dosjeve.

Për verifikimin e pikës “dh” “e”, për kushtet, kandidati ka paraqitur deklaratat, dhe nga ana jonë është kërkuar konfirmimi dhe në Autoritetin per Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit”, shkruhet në relacionin Komisionit te Burimeve Njerëzore.

Vetë Sheshi, duke folur të hënën në mbledhjen e KLD-së u shpreh se dyshon se pas sulmit denigrues ndaj figurës së tij qëndrojnë interesa politike, të tipit mafioz.

“Dosja e sigurimit”/ Bujar Sheshi kërkoi dy vite burg për Ilir Metën për videon-përgjimin me Dritan Priftin

Verifikimet e kryera nga Komisioni

Lidhur me eksperiencen, vlerësimet e punës dhe masat disiplonore u kryen verifikimet e

nevojshme nga Sektori i Burimeve Njerezore;

– Z. Sheshi ka ushtruar funksionin e prokurorit prej 23 vjetesh.

– Në kohën e kandidimit nuk ushtron funksionin e drejtuesit.

Nga verifikimi i dosjes personale rezulton se është vlerësuar “ shumë mire” dy vlerësimet

e fundit të etikës dhe veprimtarisë profesionale;

– Nuk ka masa disiplinore në fuqi dhe asnje masë në karrieren e tij.

Lidhur me gjendjen gjyqësore të kandidatëve u bënë verifikimet e nevojshme në sistemin e

gjendjes gjyqësore që akseson Prokuroria e Përgjithshme, bashkëlidhur dëshmia;

Për verifikimin e pikës “dh” “e”, për kushtet, kandidati ka paraqitur deklaratat, dhe nga ana jonë është kërkuar konfirmimi dhe në Autoritetin per Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit”.

Nga verifikimi i dokumentacionit që i është bashkëlidhur kërkesës për shprehje interesi, u konstatua se janë dorëzuar, në përputhje me nenin 108 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,

Përfundime

Përsa më sipër dhe konfirmimit në detyrën e magjistratit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,

Sektori i Burimeve Njerëzore arrin në përfundimin se plotëson kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;