Rreshje intensive, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje? Ja parashikimi i motit për ditën e nesërme

620
Sigal

Edhe dita e nesërme pritet të karakterizohet nga reshje intensive në disa qarqe të vendit.

Sipas asaj që publikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit , Nesër, e mërkurë, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Gjithmonë sipas asaj që parashikon Instituti në fjalë, nga llogaritjet hidrologjike, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit.

Ja parashikimi i IGJEUM – Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e mërkurë, dt.06) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur diten e nesërme. Reshjet do të të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.06) rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Për arsye të këtij rreziku edhe përgjatë ditës (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për probleme të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zona urbane për (Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër).

Nesër (e mërkurë, dt.06) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore deri NË FUNDJAVË në varësi të sasisë së reshjeve të pritshme.

Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit për përmbytje për qarkun e Shkodrës, por që mund të hiqet në ditët në vijim nëse reshjet do të zvogëlohen.

Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve në të gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmërim për përmbytje lumore.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Image