Barcelona ndalet në 45 minutat e para ndaj Slavias, por Messi dhuron spektakël

481
Sigal

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para ndaj Slavias së Pragës, në një duel shumë të bukur që ka dhuruar shumë emocione.

Në minutën e 35-të, Lionel Messi pati një shans të artë pas një aksioni personal, duke dribluar dy kundërshtarë, por goditja e tij për fatin e tij të keq do të përfundonte në shtyllë.