Hekurudha Kosovë-Shqipëri nuk është pjesë e diskutimeve të Vjenës

504
Projekti për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, i reklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.
Sipas mediave kosovare zyrtarët e të dyja shteteve edhe sivjet kanë folur për këtë projekt dhe kanë dhënë zotimet për të bërë përgatitjet e nevojshme, me synimin që të sigurohet mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Por, deri tani, asnjëra prej qeverive të të dyja vendeve nuk ka bërë studim parafizibiliteti për hekurudhën
Ministrat e Transportit kanë përmendur më herët shumën prej rreth një miliard eurosh, si kosto e hekurudhës dhe kishin shprehur besimin se gjysmën e mjeteve do të mund t’i siguronin nga BE­ja. 
Sigal