Reshje të fuqishme breshëri e tornado në Australi

269
Një tornado ka pushtuar Sidnein ndërkohë që rreshje të rrëmbyeshme breshëri kanë prekur qytetin e Dubos të Australisë.
Banorët shprehen se moti i frikshëm goditi Australinë rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës duke shkatërruar pemë dhe dëmtuar rënde 3 ndërtesa.
“Ishte si një britmë, si një kafshë që torturohej,” – u shpreh një banore për 9News.
Mendohet se rreshjet e e breshërit në Dubo ishin ato që më vonë shkaktuan tornardon në Sidnei.
Shumë banorë kanë postuar në Twitter foto të copave të breshërit me një madhësi të njejtë me një monedhë.
Ndërkohë që stuhia vazhdoi në Sidnei, rajonet pranë qytetit të Dubos u rikuperuan nga mini-tornado.
Newcastle, Cessnock, Orange , Bathurst dhe Kattomba u prekën gjithashtu nga stuhitë dhe rreshjet e rrëmbyeshme të shiut mëngjesin e së hënës.
Sipas parashikimeve të motit, stuhitë dhe rreshjet priten të vazhdojnë në lindje duke përfshirë sërish dhe qytetin e Sidnei.