Përgatituni! Ja si do të jetë moti javën e ardhshme

172
Zhvillimi i një sistemi vranësirash në territorin shqiptar do të ndikojë kushte të paqëndrueshme atmosferike, për pasojë zonat veriore dhe qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira të përkohshëm ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat jugore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të gjithë zonën malore lindore. Edhe gjatë natës, vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në zonat malore
Ndërkohë që prej së mërkurës temperaturat do të jenë mbi 30 gradë. Duke filluar nga mesi i javës që vjen, përgatituni për verën, pavarësisht se moti do të jetë disi i paqëndrueshëm.