Suplement Pena Shqiptare/ Maksim Zarka: Rrahja e dhëndrit

738
Ishte mëngjes. Sapo mbarova takimin me administratën, dikush trokiti. Hyr,- i thashë. Dera u hap dhe para meje u shfaq një burrë i moshuar, trupgjatë, flokthinjosh dhe të krehur. Diku e kisha parë këtë njeri, por emri nuk po më kujtohej. Ai më përshëndeti, më zgjati dorën dhe u ul. 
-Urdhëro, – i them. – Dua ta mbyllësh derën, – më thotë. – Po mbyllur është, – i përgjigjem. – E shoh, – më thotë, – por e dua mbyllur me çelës.Pak i dyzuar u ngrita, mbylla derën dhe u ula në karrigen time. Urdhëro, – i drejtohem prapë qytetarit. Ai më pa njëherë në sy, sikur donte të më hetonte, u përtyp pak dhe me një farë ndrojtje tha: “Shoku kryetar”.- Zoti, – i them. – Jo, unë shoku1 do të them. – Mirë, – iu përgjigja, – vazhdo. – Kam një hall të madh, – foli ai. U përqendrova duke e parë me vëmendje. Ai filloi të flasë: Po ja, si të them. Këtu në lagje kam një dhëndër. Ai ka tre fëmijë. Më i madhi 17 vjeç. Ka tre ditë që e nxjerr jashtë në mbrëmje vajzën time, e cila është dhe gruaja e tij. Vajza gjithë natën e gdhin jashtë duke qëndruar te dritarja e fëmijëve.-Por, çfarë kërkon nga unë? – i drejtohem. Për këtë duhesh t`i drejtohesh gjykatës ose komisariatit të policisë.- Jo, shoku kryetar. Unë jam nga ata të pushtetit të parë. Ju duhet të ma zgjidhni. – Po çfarë mund të bëj, – i them.-Dërgoji policët dhe bëji ato formalitetet e kohës sonë. 
-Nuk të kuptova, – i them. – Po ja. Rriheni vënçe. – Nuk më lejon ligji, i përgjigjem. -Nuk e di, unë dua të ma rrahësh. Ndryshe çupa do të më vdesë jashtë ose do të më çmendet. E kuptova se kisha të bëja me një njeri të fiksuar për diçka dhe ishte e kotë të vazhdoja më. – Mirë, do të dërgoj policët ta marrin. Po nuk më thua nga e ke dhëndrin? – mbylla fjalën unë.- E kam nga fshati Derlie, – u përgjigj plaku trupgjatë. Fshatin Derlie e dija ku binte. Ai ishte një fshat kodrinor. -Po si ndodhi, që ju në qytet, ia dhatë çupën një fshatari? Apo e mori vajza me dashuri në shkollë apo në aksion?! – vazhdoja ta ngacmoja më tej bisedën unë.- Jo, më thotë, asnjëra, as tjetra. Mua në monizëm më lidhte puna me fshatin Derlie dhe me babanë e tij. Një ditë së bashku hëngrëm një drekë në shtëpinë e babait të dhëndrit. Ngritëm dolli, kënduam këngë dhe pimë raki. Pyetëm njëri-tjetrin për fëmijët. Unë i thashë se kam një vajzë në moshë martese. Do të bëhemi miq, – më tha babai i dhëndrit. -Jo, – i thashë, – nuk ta jap çupën sikur yll të jetë çuni. Këtu tek ty, ha pula gurë. Ai ngrihet vërtik me pak nervozizëm, më kap prej krahu dhe më thotë:“çohu!”,duke më tërhequr. Më merr dhe më çon në një dhomë tjetër shtruar me dërrasë. Ngre një kapak dërrase, tërheq një plastmas dhe më thotë: Ja këtu do të mbytet çupa juaj. Hedh sytë poshtë. Shoh dy fuçi me vaj ulliri2.-Hë, – më tha, – çfarë do të hajë pula, gurë apo do të notojë në vaj ulliri?
Ca isha i dehur, ca më erdhi mirë, e dhashë fjalën dhe i martuam fëmijët. Unë vajzën dhe ai djalin. Kur plasi demokracia, e tërhoqa këtu në qytet dhëndrin me vajzën.-Ja, kjo ishte e tëra, more shoku kryetar. -Mirë, – i them, – mos ki merak. Ai më pa dhe njëherë duke shprehur në sy njëfarë dyshimi për fjalët e mia dhe tha: Kam besim dhe u çua.Unë shpejt u ngrita dhe hapa derën.I dërgoj njënjoftim-thirrje dhëndrit. Ai nuk vonoi dhe të nesërmen në mëngjes erdhi në zyrë. – Dëgjo, – i them. Do bisedojmë diçka personale. Në rast se të lëndoj, do të më falësh dhe bisedën e mbyllim.- Dakord, dakord, – m’u përgjigj.Këtu, – i them, – ku jeni ulur ju, dje erdhi dhe u ul një zotëri. Ai, zotëria, më tha: Unë kryetar jam pa grua. Nuk jam martuar asnjëherë. Nuk më është bërë fat ndonjë grua. Por kam parë që filani (duke përmendur emrin tuaj) e nxjerr gruan jashtë në darkë. Ai mbase nuk e pëlqen më, por, për mua ajo është kartolinë, ndaj, të lutem, pyete njëherë, ndoshta ai nuk e do dhe e marrë unë. Dhëndri nuk priti që unë të mbaroja fjalën, por vërtik u ngrit në këmbë dhe me sy të zgurdulluar gërthet: Kush është ai? Se do ta vras! -Qetësohu, qetësohu dhe ulu, -i them. Ai është zotëri i mirë. Ai erdhi dhe më tha mua si njëri që t’ju pyesja juve. E shikoja që nuk po e mbante vendi. Ndaj vazhdova: Dëgjo, zotërinë që erdhi këtu duhet ta falënderojmë, se po të ishte ndonjë çapkën tjetër, jo që nuk vinte këtu tek unë, që përfaqësoj pushtetin, por dhe mund ta kishte rrëmbyer gruan tënde dhe ti do mbeteshe that.- Po unë nuk kam vdekur zoti kryetar, – më drejtohet ai me sy të skuqur. -Mirë, mirë. Po mos e nxirr jashtë gruan natën, se nuk i dihet. Atij hallexhiut po i kthej përgjigje, që ju nuk keni grua për të ndjekur nga shtëpia, – iu përgjigja unë. Ju siguroj kryetar se nuk e nxjerr më gruan jashtë natën nga shtëpia. Dhe kështu dhëndri u largua duke shfryrë. Nuk vonoi; pas katër ditësh që kisha bërë bisedën me dhëndrin, me vjen plaku (vjehrri). E prita me mirësjellje dhe e ula. Në mimikën e tij dallova një lloj triumfi. Ai nuk priti të kryenim rregullat e natyrshme të përshëndetjes, por më drejtohet me një gëzim që nuk e fshihte dot: E rrahët shumë z.kryetar. E kuptova menjëherë, përse e kishte fjalën. -Po, – i them. E vdiqëm në dru. -E dija unë, që do ta shqepnit. Të falënderoj shumë. Jo që nuk e nxjerr më çupën nga shtëpia, por sa varet dielli, – i thotë: Futu brenda! Derisa të gdhihet mirë ose, më saktë, deri sa të dalë dielli, nuk do të dalësh nga shtëpia! Çfarë nevoje të kesh, më thuaj mua, se i bëj unë! – E mo kryetar! Nuk thonë kot se druri ka dalë nga halli. Ta kam borxh, shoku kryetar. -Jo, – i them, – e kam për detyrë dhe “policët” kanë bërë vetëm zanatin.I kënaqur, më dha dorën dhe u largua krenar…
Sigal