Trashëgimia Kulturore e Skraparit dhe produktet bio

4385
Rrethi i Skraparit shtrihet në Shqipërinë Jugore dhe kufijtë e saj administrativë kanë një sipërfaqe prej 147 km. Skrapari është i përbërë nga dy qytete kryesore dhe nga 99 fshatra. Ai ka një reliev malor dhe një pozitë gjeografike të favorshme. Ai përshkohet nga dy lugina, ajo e Osumit dhe Tomoricës, e cila historikisht që nga koha e Desartëve dhe më pas kanë qenë rrugëkalimi për lidhjen mes ultësirës së Adriatikut dhe Desartisë. Ndodhet në lartësinë 270 metra mbi nivelin e detit (në Sheshin e Pazarit), deri në 1880 metra, lartësi që e arrin me malin e Tomorit. Karakterizohet nga një klimë malore. Një element të rëndësishëm për traditën dhe kulturën materiale përbën veshja, ku elementi më kryesor i saj ka qenë guna, ndërsa kultura përfaqësohet me gjashtë vlera të rëndësishme si: 

Kalaja e Skraparit, 
Kalaja e Prishtës, 
Ura e Sharovës, 
Peshkopata e Hasan Seitajt, 
Teqeja e Backës, 
Gjurma e kalit të Abas Aliut 

Panairi i produkteve bio, si pjesë e kalendarit festiv lokal, është një rast shumë i rëndësishëm, ku prodhuesit skraparllinj mund të promovojnë produktet e tyre. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale të Skraparit, prej kohësh kanë krijuar identitetin e tyre në tregun lokal, kombëtar e më gjerë, si produkte origjinale bio, çka ka mundësuar që kërkesat ndaj këtyre produkteve të shtohen në mënyrë të ndjeshme. Potencialet e jashtëzakonshme turistike që zona e Skraparit ofron, si kanionet e Osumit, mali i Tomorit, shpella e Pirogoshit etj, kanë qenë dhe mbeten gjithmonë atraktive për turistët dhe turizmin. Për herë të parë, në bashkëpunim me CESVI-n, bashkinë e Atesa-s dhe Ministrinë e Turizmit, në këtë zonë është implementuar me sukses projekti DEVOPS, (Zhvillimi i Mundësive të Krijimit te Vendeve te Punës për Zhvillimin e Skraparit) në fushën e turizmit. Falë tij, është krijuar infrastruktura e mirëfilltë turistike për zhvillimin e tij, si broshura informative, logoja, website vizitskrapar, kampingu në Hambull, pikat hyrëse dhe dalëse të Rafting, agjencitë turistike, kurset trajnuese. Ndërkohë janë konkretizuar edhe dy projekte të tjera, njëri me një Fondacion Amerikan dhe tjetri me TAP-in për ndërtimin e dy pikave panoramike mbi kanione, ndërtimi i të cilave do të fillojë shumë shpejt.
Sigal