LAJM I FUNDIT/ U la për minuta të tëra e shtrirë në rrugë pas aksidentit nga kamioni, ndërron jetë gruaja në Tiranë

232
Sigal

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u aksidentua paraditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, nga një kamion që drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.