Nesër do të lexoni/ Ushtria shqiptare 105-vjeçare

813
Safet RAMOLLI
Ushtria Shqiptare më e hershme nga Shteti Shqiptar
Ushtria Shqiptare në rrugëkalimin 105 vjeçar, ka bashkëshoqëruar krah për krah zhvillimet në tërësi në Shqipëri. Në raport me komunitetin në tërësi përbëjnë një grup shoqëror specifik, me interesa të përbashkëta. Janë bashkim njerëzish, me profesion të njëjtë a të ngjashëm, të organizuar në mënyrë të posaçme, por edhe të armatosur, për t’i shërbyer bashkësisë. Kanë lindur që në fillesat e organizimit shtetëror. Historikisht janë përbërë nga armë dhe shërbime të ndryshme, të integruara në qëllim të përbashkët për çështjen kombëtare. Kanë punuar në kushte të vështira dhe të privuara nga mjaft të drejta, janë përballur me sakrifica, që shpesh u kanë kushtuar edhe jetën. Por si absurd të skajshëm, politika e ka gjykuar dhe vlerësuar në mënyrë të pa përgjegjshme nga këndvështrime ideologjike të skajshme, herë-herë fyes dhe ofendues. Gjithsesi është pranuar si datë krijimi 4 dhjetor 1912, që kushtëzohet nga shpallja e pavarësisë më 28 nëntor dhe krijimin e Qeverisë së Përkohshme nën kryesimin e Ismail Qemali. Përgjatë historisë së ekzistencës së paraardhësve tanë, kanë qënë të pranishme në sasi dhe cilësi të ndryshme forca të armatosura, me mision: mbrojtjen e tërësisë territoriale. Ilirët, kanë pasur të organizuar një forcë të armatosur. Atë e gjejmë prezent që në shek. IV p.e.r, kompletohej me qytetarë të aftë për të përballuar veprime luftarake. Në shek. XV-të, për gati 25 vjet drejtoi Skënderbeu, i cili krijoi një forcë të armatosur të përhershme mjaft të fuqishme për kohën, por që kur rreziku ishte eminent, gjithë shtetasit e aftë, mobilizoheshin dhe organizoheshin në reparte ushtarake ose në çeta. Prandaj edhe u mundësua që Gjergj Kastrioti Skënderbeu, doli fitimtar në përballjet me forcat osmane në 23 beteja, duke pësuar vetëm 2 humbje. Në periudhën e Pashallëqeve dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, FA-të, marrin pamje më të plotë, misioni i tyre bëhet edhe më i qartë. Shekulli i XIX shërben si kufi ndarës midis periudhës së pashallëqeve dhe fillimin e periudhës së re e emërtuar….
Per teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal